Ekipet kosovare drejt garave prestigjioze evropiane
E

Ekipet kosovare drejt garave prestigjioze evropiane

Skuadrat e futbollit kosovar, do të fillojnë rrugëtimin e tyre në garat evropiane.

FC Drita të martën do të përballet me skuadrën  nga Luksemburgu FC Differdange 03.

Intelektualët do të fillojnë rrugëtimin e tyre në kualifikimet e Champions League, në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” në Prishtinës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të martën (nesër) me fillim nga ora 20:00.

Ndërsa të enjten, rrugëtimin evropian në Conference League do ta fillojë FC Malisheva ku përballë do të kenë Víkingur Reykjavík, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 20:15.

Në ditën e njëjtë, mirëpo në një shtet tjetër, do të fillojë rrugëtimin evropian, FC Prishtina, ku do të jetë mysafir e Sheriff Triaspo në kuadër të kualifikimeve në Europa League.

Kurse FC Ballkani, aktualisht është në pritje të fituesit të ndeshjes Floriana FC – Haverfordëest Country AFC.

Skuadra nga Kosova, aktualisht kanë eksperiencë në garat evropiane, ndërsa synimi i tyre mbetet të shkruajnë historinë dhe të kualifikohen  tutje. /AutoPortali/

TË FUNDIT