Kampionati i madh i Kupës së Botës për Klube është afër përfundimit.
Tanimë ky kompeticion ka arritur në fazën e gjysmëfinales, ndërsa janë mësuar ekipet që kanë arritur deri këtu, shkruan AutoPortali.
Fluminese do të përballet me Chelsean më 8 korrik në stadiumin “MetLife”, në ora 21:00.
Kampionët aktual të Champions League, Paris Saint-Germain do të ketë përballë gjigantin spanjoll Real Madrid, më 9 korrik në ora 21:00.
Turneu prestigjioz i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 ka hyrë në fazën më vendimtare, me katër skuadra që tashmë kanë siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale.
Këto përballje priten me interes të madh nga tifozët në mbarë botën, pasi përballin disa nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit, me yje të shumtë në përbërje dhe objektiva të qartë për të fituar trofeun e parë ndërkombëtar të sezonit.
Ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 korrik në të njëjtin stadium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./AutoPortali



