Davide Ancelotti i cili për nëntë vite ishte asistent i babait të tij, Carlo Ancelotti tek Real Madridi, tanimë ka vendosur të jetë vetë kryetrajner.
Davide Ancelotti ka marrë timonin e skuadrës braziliane, Botafogo të cilët sezonin e kaluar arritën fitoren e Copa Libertadores.
Sipas mediave spanjolle, Federata e Futbollit Brazilian është në negociata me skuadrën braziliane që ta lejojnë që i biri të jetë edhe asistentë i babait të tij edhe tek Kombëtarja e Brazilit.
Davide Ancelotti kishte një rol kyç sa ishte asistent tek skuadra e Real Madridit, ndërsa tani ka vendosur që të bëjë një hap të madh në karrierën e tij. /AutoPortali



