Norris: Realizova ëndrrën e dytë më të madhe
N

Norris: Realizova ëndrrën e dytë më të madhe

Piloti i McLarenit, Lando Norris, ka thënë se fitorja e tij në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, e para në Silverstone, ishte gjithçka që kishte ëndërruar ndonjëherë.

“Është e mrekullueshme. Është gjithçka që kam ëndërruar, besoj. Gjithçka që kam dashur ndonjëherë të arrij. Përveç titullit, mendoj se kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë, sa i përket ndjenjës, arritjes, krenarisë, të gjithës. Këtu nisi gjithçka për mua, dhe tani ia dola”, tha Norris pas garës.

Norris fitoi për herë të parë në karrierën e tij në pistën vendase të Silverstone dhe shënoi fitoren e tetë në karrierë.

“Një garë e jashtëzakonshme, stresuese si gjithmonë, por sot diferencën e bëri mbështetja e tifozëve dhe duhet t’i falënderoj për gjithçka. Mendja thjesht bëhet bosh. Gjithçka që mund të kesh menduar para garës, e harron. Gjëja kryesore është të mos bësh gabime, ky është rregulli i parë,” shtoi ai.

British GP 2025: Lando Norris Wins Chaotic Home Race As McLaren Seal 1-2  Win At Silverstone | Outlook India

“Në disa nga xhirot e fundit po shikoja vetëm turmën. Po përpiqesha ta përjetoja sa më shumë momentin, ta shijoja, sepse ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë. Shpresoj që po. Por këto kujtime do t’i mbaj për gjithë jetën. Një arritje e pabesueshme”, përfundoi Norris.

Ai tani ka ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme në vetëm tetë pikë me shokun e skuadrës, Oscar Piastri, i cili përfundoi në vendin e dytë pasi mori një dënim prej 10 sekondash për shkak se shpejtoi dhe më pas frenoi papritur pas makinës së sigurisë.

TË FUNDIT