Njëri ndër lojtarët më të mirë që vie nga Kroacia, Ivan Rakitic, i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.
Lamtumira e hidhur u bë publike përmes një letre prekëse e publikuar në rrjetet sociale,
Skuadra e tij Hajduk Split ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij, ndërsa ka falënderuar kroatin për kontributet e tij tek skuadra, transmeton AutoPortali.
“Ti, futboll, më ke dhënë më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë… tani është koha për të thënë lamtumirë. Sepse, edhe pse po të lë, e di që ti nuk do të më lësh kurrë”, përfundon Rakitić në letrën e tij.
Rakitic në karrierën e tij, ka arritur të fitoj plotë 17 trofe me skuadra të ndryshme, ndërsa koha më e spikatur e tij, ishte tek skuadra spanjolle, Barcelona. /AutoPortali



