Në konferencën zyrtare të prezantimit si trajner i ri i Milanit, Massimiliano Allegri dhuroi një lajm që ndezi entuziazmin në radhët e tifozëve kuqezi, Luka Modrić pritet t’i bashkohet skuadrës.
Pavarësisht se 38-vjeçari është ende pjesë e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, Allegri konfirmoi se transferimi i mesfushorit kroat drejt Milanit do të finalizohet në muajin gusht, sapo të mbyllet angazhimi i tij me kampionët e Evropës, përcjell AutoPortali.
🚨🔴⚫️ AC Milan manager Max Allegri also confirms Luka Modrić deal to happen after Club World Cup.
“We expect Luka to join us in August”, Allegri says. pic.twitter.com/J84cZKMJXd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2025
Ai shtoi se sistemi i lojës do të përshtatet me karakteristikat e mesfushorëve që ka në dispozicion.
Modric, pas më shumë se 10 vitesh të mbushura me trofe dhe lavdi në Madrid, është gati për të filluar një kapitull të ri në karrierën e tij – këtë herë në Serie A, me fanellën e Milanit.



