Andrea Kimi Antonelli pati një fundjavë të vështirë në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku u detyrua të tërhiqej pas një kontakti me Isack Hadjar në kushte shumë të vështira shikueshmërie. Difuzori i makinës së tij u dëmtua rëndë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e garës.
“Çdo gjë po shkon keq. Është e vështirë të gjej ndonjë gjë pozitive. Kam pasur shumë gara pa pikë dhe më duhet të rikthehem më i fortë në Spa”, tha Antonelli pas garës, duke shtuar se për momentin ndodhet në një fazë jo të lehtë të sezonit.
Pavarësisht rezultateve negative, piloti i ri i Mercedes vlerësoi përmirësimet në makinë dhe shpreson që fundjava sprint në Spa të shënojë një kthesë për të.



