Szczesny vazhdon me Barcelonën edhe për dy vite
S

Szczesny vazhdon me Barcelonën edhe për dy vite

Barcelona dhe portieri Wojciech Szczesny kanë zyrtarizuar një marrëveshje të re, që do ta mbajë gardianin polak në “Camp Nou” deri më 30 qershor 2027.

Kjo marrëveshje vjen pas një sezoni mbresëlënës nga Szczesny, i cili iu bashkua klubit në mënyrë të papritur për të zëvendësuar Marc-André ter Stegen, i cili u dëmtua rëndë dhe u detyrua të mungojë për një kohë të gjatë, shkruan AutoPortali.

 

Në një moment të vështirë për Barcelonën, kur nevoja për një portier ishte emergjente, Szczesny pranoi sfidën dhe u rikthye nga pensioni, pas largimit të tij nga futbolli gjatë verës për të ndihmuar ekipin spanjoll.

Kontributi i tij ishte vendimtar në një fazë kritike të sezonit, duke sjellë stabilitet dhe besim në repartin mbrojtës të skuadrës.

Për ta shpërblyer, drejtuesit katalunas i ofruan një kontratë të re me kushte të përmirësuara, si dhe përfshirje zyrtare në ekipin e parë.

Szczesny konsiderohet tashmë pjesë thelbësore e projektit të ardhshëm të Barcelonës dhe pritet të luajë një rol kyç në sezonet që vijnë. /AutoPortali

TË FUNDIT