Kishte hyre në fushë dhe kishte goditur gjyqtarin, mësohet vendimi për babain e lojtarit nga Kosova
K

Kishte hyre në fushë dhe kishte goditur gjyqtarin, mësohet vendimi për babain e lojtarit nga Kosova

Një prind nga Kosova është bërë viral në rrjetet sociale pas një incidenti të rëndë që ndodhi muajin e kaluar në Zvicër, ku ai sulmoi fizikisht një gjyqtar futbolli.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një ndeshjeje mes Schoftland dhe Villmergen, e zhvilluar në kantonin Aargau.

I revoltuar nga një faull ndaj të birit, prindi humbi kontrollin dhe u përplas me gjyqtarin, duke shkaktuar një skenë të pakëndshme që u përhap gjerësisht në internet.

Sipas raportimeve nga “CHMedia”, shkaku i incidentit ishte një ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit të ri të Villmergen, që ndezi reagimin agresiv të babait të tij, transmeton AutoPortali.

Ky veprim u dënua gjerësisht nga opinioni publik dhe komuniteti sportiv në Zvicër, me shumë reagime të ashpra ndaj sjelljes së papranueshme të prindit.

Shoqata e Futbollit e Aargau e ka përjashtuar babain nga të gjitha stadiumet në Zvicër për një periudhë prej tre vitesh, duke e ndaluar hyrjen deri më 3 korrik 2028.

Ndërkohë, edhe klubi i djalit të tij, Villmergen, është ndëshkuar me një gjobë prej 3,500 frangash zvicerane për ngjarjen.

Ky nuk është fundi i historisë, pasi rasti mbetet ende në shqyrtim gjyqësor dhe mund të ketë pasoja të mëtejshme për prindin, përtej penalizimit sportiv.

 

TË FUNDIT