Leclerc përshkruan performancën e tij më të dobët në karrierë
L

Leclerc përshkruan performancën e tij më të dobët në karrierë

Britania e Madhe nuk ka qenë kurrë një pistë shumë e mirë për Charles Leclerc dhe e tillë rezultoi edhe të dielën, me pilotin e Ferrarit që e mbylli garën në vend të 14-të.

Pas eventit në Silverston, Leclerc e përshkroi performancën e tij si një nga më të këqijat e karrierës. “Çfarë gare katastrofike, mund ta them pa dyshim. Ishte një katastrofë, ndoshta një nga garat më të këqija të jetës sime përsa i përket mënyrës se si ndihesha, ritmit tim, madje edhe mënyrës se si ta kontrolloja makinën dhe ta mbaja në pistë”, rrëfeu piloti monegask, i cili më tej vijoi analizën.

Revealed: Charles Leclerc x-rated radio fury after Silverstone blow |  RacingNews365

“Shumë gabime, aspak ritëm. Mund të bësh gabime kur bën xhiro të mira, por kur je një sekondë prapa dhe vazhdon të bësh gabime, është tronditëse. Do ta analizoj”, tha Leclerc, i cili ishte shumë larg edhe nga shoku i skuadrës. “Për fat të mirë për ne, Lewis kishte ritëm të mirë përpara dhe kemi të njëjtën makinë, kështu që e di se çfarë është e mundur dhe tani mund të shoh se çfarë bëri ai dhe të shoh se çfarë bëra plotësisht gabim unë, sepse ka diçka që nuk shkon”, deklaroi Leclerc në lidhje me performancën e tij.

 

TË FUNDIT