FIFA me zyre në Trump Tower për ‘përgatitjet’ e Kupës së Botës 2026
F

FIFA me zyre në Trump Tower për ‘përgatitjet’ e Kupës së Botës 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pavarësisht shqetësimeve për ndikimin e politikave të tij në Kupën e Botës 2026.

Kampionati Botëror i cili do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të jetë i pari në histori që zhvillohet në tre shtete.

ShBA do të presë shumicën e ndeshjeve, përfshirë finalen në ‘MetLife Stadium’ më 19 korrik.

Përgatitjet kanë përfshirë bashkëpunim të ngushtë mes FIFA-s dhe administratën Trump, megjithëse disa vendime të tij për tarifat ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime.

FIFA konfirmoi se ka hapur një zyrë të re në Trump Tower në New York City nw menyrw qw tw “punohet” në përgatitjen për zhvillimin e Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2026, përcjell AutoPortali.

“FIFA është një organizatë globale dhe për këtë duhet të jemi të pranishëm edhe në New York,” tha Infantino.

Njoftimi u bë në një konferencë ku morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe legjenda braziliane Ronaldo Nazario. /AutoPortali

TË FUNDIT