AC Milan është duke pritur dritën jeshile nga skuadra belge, Club Burgge për transferimin e Ardon Jasharit.
Skuadra italiane ka dërguar ofertën e fundit te skuadra belge për kartonin e 22-vjeçarin.
Sipas Corriere dello Sport, Rossonerët kanë ofruar 37 milionë euro për yllin zviceran, transmeton AutoPortali.
Megjithatë skuadra belge ka kërkuar kohë për ta rishqyrtuar ofertën nga skuadra italiane.
Brugge e kishte blerë Jasharin vitin e kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro, ndërsa tash e ka mundësinë për ta shitur atë për gjashtë fish më shtrenjtë.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri synon ta vendosë atë në një rol kyç tek Milano, mirëpo duke pasë parasysh moshën e tij nuk ka pritshmëri që ai të arrijë menjëherë nivelin e një mesfushori të madh. /AutoPortali



