Flirti mes Mercedesit dhe Verstappenit vazhdon. Toto Wolff prej kohësh po punon për ta sjellë kampionin e Formula 1 te Mercedes, por shkëputja e kontratës së tij me Red Bull është sfidë e madhe.
Ola Kalenijus, presidenti i Mercedesit, ka miratuar një buxhet prej 102 milionë euro për të blerë “lirinë” e Verstappenit. Red Bull nuk do ta lejojë të largohet lehtë, pasi ai është pjesë e ekipit prej dhjetë vitesh dhe ka fituar katër tituj kampioni.
Verstappen ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Red Bull, por situata po ndryshon, pasi makina e tyre nuk është më konkurruese dhe ekipi po kalon kriza të brendshme. Ndërkohë, McLaren po dominon në garat e fundit.
Për shkak të këtyre rrethanave, Verstappen po mendon seriozisht për një kalim te Mercedes, ku shpreson të vazhdojë suksesin e tij.



