Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala, ka reaguar me një video-mesazh pas lëndimit serioz që pësoi gjatë ndeshjes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain në Kampionatin e Kupës së Botës për Klube.
Në një duel të ashpër, portieri italian Gigi Donnarumma goditi Musialan në kyçin e këmbës, duke shkaktuar dëmtim të rëndë, transmeton AutoPortali.
Në mesazhin e tij, Musiala theksoi se nuk duhet fajësuar askush për incidentin, duke shtuar se lëndimet janë pjesë e futbollit.
“Askush nuk duhet fajësuar, këto janë gjëra që ndodhin në futboll” – ka thënë Musiala.
Jamal Musiala’s message following his surgery pic.twitter.com/SCYgGmc9ri
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) July 9, 2025
Ai gjithashtu foli për operacionin që pritet të kryejë dhe për kohëzgjatjen e rikuperimit.
Sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi gjerman, Musiala do të mungojë në fushë për më shumë se 5-6 muaj, duke krijuar një boshllëk të madh në mesfushën e Bayern Munich dhe Kombëtares gjermane. /AutoPortali



