Gjest fantastik nga Malisheva, një pjesë e stadiumit “Fadil Vokrri” falas për ndeshjen e  Conference League
G

Gjest fantastik nga Malisheva, një pjesë e stadiumit “Fadil Vokrri” falas për ndeshjen e  Conference League

FC Malisheva ka bërë një gjest fantastik për shikuesit dhe sportdashësit në Kosovës që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen e nesërme  kundër Vikingur në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Lajmin e ka bërë vetë klubi nga Malisheva përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë bërë të ditur se tribuna lindore e stadiumit do të jetë falas, shkruan AutoPortali.

 

Postimi i plotë:

BILETA E TRIBUNËS LINDORE FALAS

Të dashur tifozë,

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni pjesë e ndeshjes Malisheva vs Víkingur dhe ta përkrahni skuadrën tonë në këtë sfidë shumë të rëndësishme evropiane!

Biletat për tribunën lindore janë falas, falë donacionit bujar të mikut dhe përkrahësit të klubit tonë, presidentit historik Afrim Bytyqi, të cilit i shprehim mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe zemërgjerësinë e tij!

Ejani, merrni biletat tuaja dhe le të krijojmë së bashku një atmosferë të jashtëzakonshme!

Ftojini miqtë, sillni familjen — së bashku ta shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Malishevës!

TË FUNDIT