Me fitoren në Çmimin e Madh të Holandës, Marc Marquez u barazua me Giacomo Agostinin për numrin e fitoreve në klasën mbretërore, të dy me nga 68 fitore. Përpara tyre është vetëm Valentino Rossi me 89 fitore. Megjithatë, Agostini është shumë përpara të gjithëve me 122 fitore në të gjitha klasat, shtatë më shumë se ‘Doktori’, ndërsa Marquez është i treti me 94.
Tetë herë kampioni botëror e ka shansin që këtë fundjavë, në pistën e tij, në Sachsenring, të kalojë legjendën italiane, të paktën në kategorinë më të fortë. Pikërisht në pistën ku ka fituar më shumë herë gjatë karrierës së tij.
Marquez ka fituar në Çmimin e Madh të Gjermanisë për 10 vite radhazi, duke filluar nga viti 2010 në klasën deri në 125 kubikë. Pastaj ka regjistruar dy fitore në Moto2 dhe më pas shtatë në kategorinë mbretërore, deri në vitin 2019.



