Kosova ngritët kurse Shqipëria bie për dy pozita ë ranglistën e FIFA-s
K

Kosova ngritët kurse Shqipëria bie për dy pozita ë ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka përditësuar ranglistën e tyre te Kombëtarëve në futboll.

Ajo çka bie në sy është ngritja e Kombëtares së Kosovës për dy pozita, shkruan AutoPortali.

Kombëtarja e Kosovës u ngrit nga ajo e 97-të në të 95-ën falë dy fitoreve të regjistruara në miqësoret me Armeninë dhe me Ishujt Komore.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për dy pozita.

Kuqezinjtë pësuan rënie në renditje, nga vendi i 66-të në atë të 68-të dhe kjo erdhi pas barazimit me Serbinë dhe me Letoninë në qershor në kualifikimet e Botërorit 2026.

 

TË FUNDIT