Kapitenia e Suedisë në futboll, Kosovare Asllani, kishte menduar ta mbante për vete fanellën që veshi në ndeshjen e saj të 200-të me kombëtaren, e cila u zhvillua më 4 korrik në fitoren 1:0 ndaj Danimarkës, por një moment emocional në fund të takimit i ndryshoi mendjen.
Teksa po largohej nga fusha, dëgjoi zërin e një gruaje shqiptare nga tribunat që i kërkonte fanellën në gjuhën shqipe.
“Ajo ishte në moshën e nënës sime. Mendova: ‘Nëse ajo e dëshiron kaq shumë, atëherë duhet ta ketë’. Unë gjithsesi kam shumë fanella në shtëpi” – ka thënë Asllani përcjell AutoPortali.
@expressensportKosovare Asllani ville behålla matchtröjan efter sin 200:e landskamp. Men det fick hon inte – i stället var det hennes superfan, 60-åriga Flora från Kosovo, som fick den historiska tröjan. Flora kämpade hört för den – och att hon blev minst sagt glad. Hur glada skulle ni bli om ni fick en tröja? #fördig #nyheter #fyp #foryou #expressen #fotboll #flora #kosovare #kosovareasllani #swewnt #kosovo
Ngjarjen ajo e ndau me mediat pas fitores 3:0 të Suedisë ndaj Polonisë, fitore që e çoi Suedinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Zvicër.
Në dy ndeshjet e para të turneut, Asllani ka asistuar dhe ka shënuar një gol, duke arritur në 201 paraqitje dhe 49 gola për përfaqësuesen suedeze.
“Fillimisht doja ta mbaja fanellën si kujtim. Por kur dëgjova zërin e saj të fuqishëm, u preka dhe vendosa t’ia dhuroj,” tha ajo.
Mediumet ndërkombëtare e kanë vlerësuar këtë gjest të Asllanit, i cili tejkalon kufijtë e sportit.
Në videon e publikuar, shihet se Asllani fillimisht heziton, por më pas, e prekur nga këmbëngulja e tifozes, kthehet dhe ia hedh fanellën në tribuna, duke buzëqeshur.
Ndeshja e radhës e Suedisë është ndaj Gjermanisë për kreun e grupit, ndërsa synimi mbetet titulli kampion në Kampionatin Evropian. /AutoPortali



