Ish-Basketbollisti i NBA dënohet me 8 vite burg për përdhunim
I

Ish-Basketbollisti i NBA dënohet me 8 vite burg për përdhunim

Ish-Basketbollisti i NBA-së dhe AEK-ut, Ben McLemore, është dënuar me tetë vjet burgim pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje 21-vjeçare gjatë një feste në vitin 2021.

32-vjeçari i kishte mohuar akuzat, duke pretenduar se marrëdhënia seksuale kishte qenë me pëlqim. Megjithatë, gjykata nuk u bind nga mbrojtja e tij dhe e gjeti fajtor.

Sipas dëshmisë së viktimës e publikar nga mediat amerikane, ajo ishte në gjendje të dehur dhe u zgjua në një gjendje të pasigurt pas një feste në shtëpinë e ish-shokut të skuadrës së McLemore, Robert Covington, ndërsa ajo deklaroi se ishte sulmuar seksualisht pa pëlqimin e saj, transmeton AutoPortali.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur opinionin sportiv dhe publikun më të gjerë, erdhi në dritë pas një hetimi disamujor, ndërsa vendimi i gjykatës u shpall ditët e fundit.

McLemore, i cili sezonin e fundit luajti në Turqi për klubin Merkezefendi, ka një karrierë 9-vjeçare në NBA me 571 paraqitje.

Ai ka luajtur edhe tek Sacramento Kings, Houston Rockets, Los Angeles Lakers dhe ekipe të tjera të njohura në ligën më të madhe të basketbollit në botë. /AutoPortali

 

TË FUNDIT