Transferimi i mundshëm i Ardon Jasharit te AC Milani është pezulluar për momentin.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Club Brugge, Devy Rigaux, në një intervistë për “Nieuwsbald Sport”, transmeton AutoPortali.
Ai tha se bisedimet mes klubit belg dhe Milanit janë në ngërç, kryesisht për shkak të ofertës së ulët që ka bërë klubi italian.
Rigaux theksoi se ata besojnë që cikli i Ardon Jasharit te Club Brugge nuk ka përfunduar ende dhe për këtë arsye, nuk është momenti i duhur që ai të largohet.
Ai e vlerësoi Jasharin si një nga lojtarët më të mirë të ekipit dhe tha se largimi i tij nuk mund të ndodhë shumë lehtë.
“Ne besojmë se cikli i Ardonit te ne nuk ka përfunduar. Sot nuk ka asgjë në tavolinë që e bën atë të largohet.
“Me gjithë respektin e duhur, e që është një nga lojtarët më të mirë, por nuk mund të largohesh aq thjesht nga kjo derë.
“Jemi të bindur që Ardoni mund të bëjë një transferim të madh në të ardhmen, por kjo nuk është koha e përshtatshme. Ne mendojmë se ai duhet të qëndrojë”, u shpreh drejtori sportive Brugge.
🚨⚠️ Club Brugge sporting director Devy Rigaux and CEO Bob Madou on Ardon Jashari deal with AC Milan to @nieuwsbladsport.
“The talks with AC Milan are at a standstill. They know our point of view”.
“We believe that Ardon’s cycle has not yet been completed at Club. Today there… pic.twitter.com/RSc8mdOlU0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2025
Megjithatë, drejtori sportiv shtoi se në të ardhmen, Ardon Jashari mund të bëjë një transferim të rëndësishëm, por tani ata mendojnë se është më mirë që ai të qëndrojë te Club Brugge.
Sipas njoftimeve, Milani kishte bërë një ofertë prej rreth 30-32 milionë eurosh për shërbimet e Jasharit, por kjo nuk ishte e pranueshme për klubin belg. /AutoPortali




