Skuadra Peja 03 do të jetë pjesë e FIBA EuroCup Women, një nga garat më të rëndësishme evropiane në basketbollin për femra, përcjell AutoPortali.
Kjo është hera e parë që nënkampionia e Kosovës merr pjesë në këtë kompeticion prestigjioz, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare
Në këtë sezon do të marrin pjesë gjithsej 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe secila.
Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 23 korrik, ditë e mërkurë.
Më parë, në këtë garë evropiane kishte marrë pjesë edhe KBF Prishtina. /AutoPortali/



