Laurent Mekies ka marrë drejtimin e Red Bull Racing si drejtues i skuadrës dhe CEO, duke filluar zyrtarisht detyrën në Silverstone gjatë një dite xhirimesh me makinën RB21, pas largimit të Christian Horner.
Në deklaratën e tij të parë, Mekies u shpreh i impresionuar nga niveli i lartë i ekipit: “Red Bull Racing është skuadra më e mprehtë dhe më e aftë për të bashkuar talentet më të mirë”.
Ai shtoi se objektivi i tij është të mbështesë çdo anëtar të ekipit që të japë më të mirën. “Do të sigurohem që të kenë gjithçka që u duhet për të arritur maksimumin, duke ruajtur energjinë unike të Red Bull në çdo aspekt të punës”, ka shtuar Mekies.



