Trepça në Bullgari për kualifikimet në Champions League
T

Trepça në Bullgari për kualifikimet në Champions League

Qyteti bullgar Samokov është përzgjedhur për të organizuar turnetë kualifikues të Champions League në basketboll këtë vit.

Në Samokov është ndërtuar arena moderne “Samelyon Arena”, ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e fazës kualifikuese, që do të mbahet nga 19 deri më 25 shtator, shkruan AutoPortali.

Një nga skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne është kampionia e Kosovës, Trepça. Skuadra mitrovicase do të luajë në çerekfinale kundër Den Boschit nga Holanda më 22 shtator.

Nëse kalon këtë raund, Trepça do të përballet me fituesin e përballjes mes Bakken Bears të Danimarkës dhe Kutaisit nga Gjeorgjia.

Për të arritur për herë të parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, Trepçës i duhen tre fitore në këtë turne në Samokov.

Edhe pse arena ndodhet rreth pesë orë larg nga Mitrovica, pritet që ekipi kosovar të ketë mbështetje të fortë nga tifozët në qytetin bullgar. /AutoPortali

TË FUNDIT