Flick aprovon transferimin e Rashfordit
F

Flick aprovon transferimin e Rashfordit

Barcelona ka vendosur të nënshkruajë një sulmues të majtë këtë verë, pas dështimit të transferimit të Nico Williams, megjithatë klubi po fokusohet në objektiva të tjerë.

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, trajneri Hansi Flick ka dhënë dritën e gjelbër për Barcelonën që të negociojë për Rashfordin, duke synuar fillimisht huazimin me opsion blerjeje në verën e ardhshme, transmeton AutoPortali.

Marcus Rashford është në listën e tyre të ngushtë dhe mundësitë për një marrëveshje me Manchester United janë rritur ndjeshëm.

Luis Diaz dhe Rashford janë prioritetet kryesore, sidomos pasi Williams ka vendosur të qëndrojë te Athletic Bilbao.

Megjithatë, marrëveshja për Diaz duket e vështirë, pasi Bayern Munich është shumë i interesuar për sulmuesin e Liverpoolit, duke e bërë Rashfordin një alternativë më të realizueshme për Barcelonën.

27-vjeçari Rashford është i dëshiruar në La Liga dhe dëshira e tij për t’u transferuar duket se po afron me mundësinë reale të një lëvizjeje.

Gjithashtu, Barcelona planifikon kontakte të reja me lojtarin, i cili është gati të pranojë një ulje të pagës te Manchester United për t’iu përshtatur buxhetit katalanas.

Rashford ka bërë të ditur se do të konsiderojë transferimin vetëm nëse lëvizja është një mundësi reale. /AutoPortali

TË FUNDIT