Jannik Sinner ka ndalur ecurinë mbresëlënëse të Carlos Alcaraz në Wimbledon, duke i dhënë fund serisë prej 20 fitoreve të njëpasnjëshme dhe duke hyrë në histori si italiani i parë që fiton një titull individual në këtë turne prestigjioz.
Tenisti italian, i renditur i pari në botë, përballoi me sukses presionin dhe lojën agresive të kampionit në fuqi, për të fituar me rezultat 4-6, 6-4, 6-4, 6-4, duke thyer përfundimisht “mallkimin” e pesë humbjeve radhazi ndaj spanjollit, transmeton AutoPortali.
Kjo është fitorja e katërt Grand Slam për Sinnerin, i cili tashmë ka fituar të gjitha turnetë madhore përveç Roland Garros-it, aty ku u eliminua pikërisht nga Alcaraz në një duel të ashpër në këtë sezon.
Ky triumf gjithashtu ndal serinë më të gjatë të fitoreve në karrierën e Alcaraz, i cili kishte fituar 24 ndeshje rresht në Tour.
Ai shpresonte ta fitonte Wimbledon për të tretën herë me radhë, duke ndjekur hapat e legjendave si Federer dhe Djokovic mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.




