Infantino flet haptas: Gjeneruam 2.1 miliardë të ardhura për 63 ndeshje
I

Infantino flet haptas: Gjeneruam 2.1 miliardë të ardhura për 63 ndeshje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shpallur Kupën e Botës për Klube 2025 si “garën më të suksesshme të klubeve në botë”, në një deklaratë të bërë para finales mes Paris Saint-Germain dhe Chelseat.

Turneu historik, i cili për herë të parë zhvillohet me këtë format të zgjeruar ka tejkaluar pritshmëritë sportive dhe financiare.

Infantino, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Trump Tower në Fifth Avenue, New York, ku FIFA sapo ka hapur një zyrë të re në SHBA, transmeton AutoPortali

“Epoka e artë e futbollit të klubeve ka filluar. Mund të themi me siguri se kjo Kupë e Botës për Klube ka qenë një sukses i madh.”

Kundër pritshmërive fillestare skeptike, FIFA raportoi të ardhura mbresëlënëse prej 2.1 miliardë dollarësh, të gjeneruara nga 63 ndeshje të zhvilluara gjatë turneut.

Kjo i bie mesatare prej 33 milionë dollarësh për ndeshje, shifër që tejkalon çdo garë tjetër të ngjashme në futbollin e klubeve.

“Dëgjuam se financiarisht nuk do të funksiononte, se askush nuk do të ishte i interesuar. Por realiteti është krejt ndryshe, kemi arritur suksese që pakkush i kishte parashikuar”, deklaroi Infantino.

Ai shtoi se asnjë kompeticion tjetër nuk i afrohet më këtij niveli ndikimi dhe përfshirjeje ndërkombëtare:

“Është tashmë gara më e suksesshme e klubeve në botë.” – ka thënë Infantino.

Presidenti i FIFA-s shprehu gjithashtu dëshirën e tij që klube të mëdha evropiane si Liverpool, Arsenal, Manchester United, Barcelona, Tottenham, Milan dhe Napoli të kishin qenë pjesëmarrës në këtë edicion, por sqaroi se kualifikimi në këtë kompeticion varet nga kritere të qarta dhe të barabarta për të gjithë. /AutoPortali

TË FUNDIT