Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajneri ne tyre të ri.
Ish-basketbollist grek, Michalis Kakiouzis tani do ta marrë timon e skuadrës së Kryeqyteti, shkruan AutoPortali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klub me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Mirësevjen në Prishtinë, Coach Kakiouzis! Michalis Kakiouzis, kampion i Europës dhe legjendë e basketbollit europian, nga sot zyrtarisht trajner i Sigal Prishtinës! “ shkruhet në njoftim.
Legjenda greke gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra si AEK të Athinës dhe Barcelona, gjithashtu ka debutuar me Kombëtaren e Greqisë në “EuroBasket” në vitin 2005.
Ndërsa në karrierën e tij si trajnerë kishte menaxhuar skuadra të ndryshme në Greqi, Rumani dhe Qipro. /AutoPortali



