E kryer, Xhaka drejt Arabisë lë mbrapa interesimin e Milanit
E

E kryer, Xhaka drejt Arabisë lë mbrapa interesimin e Milanit

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, duket se po i afrohet një klubi të ri.

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, raporton se 32-vjeçari ka arritur një marrëveshje verbale me Neom SC, klub nga Saudi Pro League, transmeton Autoportali.

Xhaka pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në vit në Arabinë Saudite.

Neom SC ka ofruar Bayer Leverkusenit 6 milionë euro për kartonin e futbollistit, por bisedimet mes klubeve nuk janë përmbyllur ende, ndërsa pritet që ditën e sotme të ketë vendime përfundimtare.

Ndërkohë, interes për Xhakën kanë shfaqur edhe disa klube evropiane si Milan, Inter, Juventus, si dhe turqit e Fenerbahçes. Vlera e kartonit të tij llogaritet nga 8 deri në 15 milionë euro.

Neom SC është një klub që sapo është ngjitur në elitën e futbollit saudit dhe deri tani ka shpenzuar 43 milionë euro në merkato këtë verë.

Transferimi i Xhakës mund të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme për klubin e ri saudit dhe një kapitull i ri në karrierën e futbollistit kosovar. /AutoPortali

TË FUNDIT