Luka Modric ka mbërritur të hënën në mëngjes në Itali dhe është pranë finalizimit të transferimit te AC Milan.
Mesfushori kroat u pa në aeroportin Malpensa, ku u prit nga tifozë dhe gazetarë, ndërsa dha edhe deklaratën e parë të shkurtër për mediat.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka sfida të mëdha përpara meje. Do të kem kohë të flas për të gjitha këto,” tha 39-vjeçari për La Gazzetta dello Sport, përcjell AutoPortali.
Modric vjen te kuqezinjtë si lojtar i lirë, pasi përfundoi kontratën 13-vjeçare me Real Madridin këtë verë.
Milan, ecco Luka Modric‼ Inizia oggi, con le visite mediche e la firma del contratto, la sua nuova avventura con i colori rossoneri🔴⚫️@GianluVisco 📹 pic.twitter.com/t8OJk3YIwD
— Sportitalia (@tvdellosport) July 14, 2025
Ai pritet të firmosë një kontratë njëvjeçare, me opsion zgjatjeje deri në verën e vitit 2027, që do ta mbante në klub deri në moshën 41-vjeçare.
Pas mbërritjes, kroati do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas pritet të firmosë marrëveshjen me gjigantin italian.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda 24 orëve.
Ky është një përforcim i madh për Milanin, që fiton një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme, klas të padiskutueshëm dhe ambicie të qarta për sukses, edhe në këtë fazë të avancuar të karrierës.



