Presidenti i FIA-s jep lajmin e madh
P

Presidenti i FIA-s jep lajmin e madh

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka rihapur debatin për motorët e së ardhmes në Formula 1, duke deklaruar se aktualët janë tepër kompleksë dhe të shtrenjtë. Sipas tij, rikthimi te motorët V8 që nga viti 2030 është një opsion real, pasi do të ofronin më shumë thjeshtësi, ulje të kostove dhe më shumë spektakël.

“Skuadrat do ta kuptojnë që nuk mund të vazhdojmë me këtë kompleksitet. MGU-H ka kaluar kohën e vet. Ne kemi hequr disa pjesë për 2026, por motorët janë ende të rëndë dhe të shtrenjtë,” deklaroi Ben Sulayem për The Race. Ai shtoi se FIA po shqyrton mundësinë për të futur komponentë standardë dhe një furnizues unik për sistemin hibrid, marshin dhe karburantin, megjithëse ky i fundit mbetet një çështje delikate për shkak të kontratave të sponsorizimit.

Presidenti shpreson që motorët e rinj të kushtojnë shumë më pak sesa aktualët (që shkojnë deri në 2 milionë dollarë për njësi), ndërkohë që kërkon mbështetjen e skuadrave dhe FOM për të realizuar ndryshimet. Megjithatë, ai pranon se çdo ndryshim përpara vitit 2030 është i vështirë, për shkak të investimeve të mëdha nga prodhuesit si Audi dhe GM.

“FIA nuk do të humbasë kurrë. Edhe nëse nuk kemi mbështetjen tani, do të rikthejmë kontrollin më vonë. Nuk është sfidë, është çështje për të bërë gjënë e duhur,” përfundoi Ben Sulayem., Mohammed Ben Sulayem, ka rihapur debatin për motorët e së ardhmes në Formula 1, duke deklaruar se aktualët janë tepër kompleksë dhe të shtrenjtë. Sipas tij, rikthimi te motorët V8 që nga viti 2030 është një opsion real, pasi do të ofronin më shumë thjeshtësi, ulje të kostove dhe më shumë spektakël.

“Skuadrat do ta kuptojnë që nuk mund të vazhdojmë me këtë kompleksitet. MGU-H ka kaluar kohën e vet. Ne kemi hequr disa pjesë për 2026, por motorët janë ende të rëndë dhe të shtrenjtë,” deklaroi Ben Sulayem për The Race. Ai shtoi se FIA po shqyrton mundësinë për të futur komponentë standardë dhe një furnizues unik për sistemin hibrid, marshin dhe karburantin, megjithëse ky i fundit mbetet një çështje delikate për shkak të kontratave të sponsorizimit.

Presidenti shpreson që motorët e rinj të kushtojnë shumë më pak sesa aktualët (që shkojnë deri në 2 milionë dollarë për njësi), ndërkohë që kërkon mbështetjen e skuadrave dhe FOM për të realizuar ndryshimet. Megjithatë, ai pranon se çdo ndryshim përpara vitit 2030 është i vështirë, për shkak të investimeve të mëdha nga prodhuesit si Audi dhe GM.

“FIA nuk do të humbasë kurrë. Edhe nëse nuk kemi mbështetjen tani, do të rikthejmë kontrollin më vonë. Nuk është sfidë, është çështje për të bërë gjënë e duhur”, përfundoi Ben Sulayem.

TË FUNDIT