Jashari nuk luan në miqësoren e Burgge-s, vie shenja e parë e një largimi të mundshëm
J

Jashari nuk luan në miqësoren e Burgge-s, vie shenja e parë e një largimi të mundshëm

Ardon Jashari nuk do të luaj në ndeshjen miqësore me skuadrën e Club Burgge, ndërsa si pasojë e saj filluan edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm.

Mungesa e tij në fushë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e tij të afërt.

Disa media belge e kanë interpretuar si një sinjal që marrëveshja me Milanin mund të jetë shumë afër për t’u konkretizuar, ndërsa të tjerë e shohin si një vendim të thjeshtë teknik të stafit të Club Brugge, transmeton AutoPortali.

Në kampin e Milanit ka një ndjeshmëri të lartë për këtë transferim, klubi është i interesuar seriozisht për Jasharin, një lojtar që shihet si një element me të ardhme të madhe në mesin e fushës.

Klubi belg ka shfaqur një qëndrim të ashpër dhe refuzues, gjë që u reflektua edhe në intervistën e fundit të drejtuesve të tyre, të cilët lanë të kuptohet se nuk do të bëjnë lëshime të mëdha.

Pavarësisht vështirësive, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka treguar qartë se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të rrisin ofertën e tyre aktuale, e cila kap vlerën e 33 milionë eurove fikse, plus 5 milionë euro bonuse të lidhura me performancën.

Në këtë sfond të tensionuar, roli i vetë Ardon Jasharit mund të jetë vendimtar, futbollisti me prejardhje shqitpare ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën e Milanit dhe po ushtron presion brenda klubit të tij për të lehtësuar transferimin drejt skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Shpresa te Milani është që kjo javë ë sjellë një kthesë pozitive në këtë çështje të gjatë, ndoshta edhe një hap konkret drejt përmbylljes së marrëveshjes.

Nëse gjithçka shkon sipas planit të skuadrës italiane, Jashari mund të bëhet shumë shpejt përforcimi i radhës për kuqezinjtë dhe një nga mesfushorët më premtues të Evropës në Serie A. /AutoPortali

 

TË FUNDIT