Drita sonte luan ndeshjen vendimtare në Champions League
D

Drita sonte luan ndeshjen vendimtare në Champions League

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Drita sonte zhvillon ndeshjen kthyese të raundit të parë në Champions League përballe Differdange 03.

Ndeshja do të zhvillohet në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00, shkruan AutoPortali.

Skuadra nga Gjilani, arriti të fitojë minimalisht në ndeshjen e parë, ku heroi I ndeshjes ishte Arb Manaj i cili shënojë gol në minutën 74-të ë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita me fitore minimale në ndeshjen e parë të Champions League

“Intelektualët” kanë marrë lajmin e mirë për rikthimin e Rron Brojës i cili kishte munguar në ndeshjen e kaluar, si shkak i suspendimit.

LEXO EDHE:

Drita në telashe, Broja mungon në ndeshjen e madhe të Champions League

Kualifikimi tutje dhe fitorja e sotme, do të jetë historike për Dritën si dhe për futbollin kosovar, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë fati i skuadrës së Zekrija Ramadanit. /Autoportai

TË FUNDIT