Hamilton kërkon të shmangë një rekord të zymtë
H

Hamilton kërkon të shmangë një rekord të zymtë

Ferrari ka konfirmuar se Lewis Hamilton do të vazhdojë të përdorë të njëjtat rregullime të makinës si Charles Leclerc në garat e ardhshme.

Që nga Çmimi i Madh i Japonisë, Leclerc ka filluar të përdorë rregullime që e bëjnë makinën të ketë një sjellje më agresive në kthesa, konkretisht, ajo ka tendencë të rrëshqasë më shumë nga pjesa e pasme. Kjo qasje i ka dhënë rezultate të mira: katër podiume në tetë garat pas Suzukës.

Ndërkohë, Hamilton ende po has vështirësi për t’u përshtatur me makinën e Ferrarit dhe nuk ka arritur ende asnjë podium në gjysmën e parë të sezonit, një rekord i padëshiruar në karrierën e tij:

14 gara pa podium, pas vendit të katërt në Silverstone.

Megjithatë, në garën e fundit në Austri, Hamilton bëri të ditur se ka filluar të përdorë rregullime të ngjashme me ato të Leclerc, edhe pse kjo sjell një konsum më të shpejtë të gomave.

Duke folur për ndryshimin në stilin e Hamiltonit, zëvendësshefi i ekipit, Jerome D’Ambrosio, konfirmoi se ky drejtim teknik do të vazhdojë.

“Do të thosha se për momentin kjo është qartësisht rruga që do të ndjekim. Për të nxjerrë maksimumin nga makina, duhet të gjendet një ekuilibër i mirë, dhe Charles prej kohësh e ka bërë këtë , ai po drejton një makinë që është pak më e ndjeshme në kthesa dhe kjo i përshtatet. Lewis ka filluar së fundmi të ndjekë të njëjtin drejtim dhe po tregon përparim. Në fund të fundit, ky është realiteti teknik aktual: hyrja në kthesa është shpesh e paqëndrueshme, dhe pilotët duhet të dinë si ta menaxhojnë atë”, u shpreh D’Ambrosio.

TË FUNDIT