Pas suksesit të filmit “F1: The Movie” me Brad Pitt, gjiganti teknologjik Apple po synon të futet fuqishëm në botën e motorsportit. Sipas “Financial Times”, kompania është në negociata të avancuara për të siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit global të Formula 1, me një marrëveshje që mund të kapë shifrën e 2 miliardë dollarëve në vit, gati dyfishi i të ardhurave aktuale të F1 nga të drejtat televizive.
Apple synon ta transmetojë kampionatin përmes Apple TV+, me përvojë të avancuar për përdoruesit: përzgjedhje kamerash brenda makinës, të dhëna telemetrike në kohë reale, statistika të pasuruara dhe shumë më tepër.
Megjithatë, marrëveshja përballet me sfida ligjore dhe teknike: në shumë shtete, të drejtat ekzistuese të transmetimit janë të vlefshme deri në vitin 2029 ose më gjatë. Kjo do të kërkojë negociata individuale ose pritje për përfundimin e kontratave.
)
Për më tepër, kalimi nga transmetimi falas në një platformë me pagesë rrezikon të kufizojë qasjen për një pjesë të audiencës, sidomos atë më të moshuar apo jo të gatshme të paguajë për disa abonime njëkohësisht.



