Kosova do të përfaqësohet nga 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që zhvillohet nga 20 deri më 26 korrik në Shkup, nën organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Festivali është një nga garat më të rëndësishme për grupmoshat 14–18 vjeç dhe konsiderohet si kulmi i vitit për sportistët e rinj, transmeton AutoPortali.
Sportistët kosovarë do të garojnë në:
xhudo, atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.
Kjo është pjesëmarrja e gjashtë e Kosovës, që debutoi në vitin 2015 në Tbilisi. Deri tani, medalja e vetme është ajo e artë nga Muhamet Ramadani në hedhje gjyle në Baku 2019.
Përfaqësimi në këtë edicion është më i madhi deri më sot – më parë nuk janë dërguar mbi 19 sportistë.
Shpresat më të mëdha për medalje janë te xhudoja, me garues si Blerina Gashi, Sidorela Dodaj, Enise Zijade, Riad Kasapi, Milot Gashi dhe Roni Reshitaj.
Edicioni i 18-të i Festivalit përfshin garues nga 49 vende, me aktivitete që zhvillohen edhe në Kumanovë dhe Osijek (Kroaci). /AutoPortali




