Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka folur për situatën e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, i cili ka qenë në qendër të spekulimeve për një largim gjatë këtij merkatoje vere.
Klubi saudit Neom SC ka shfaqur interes serioz për të nënshkruar me Xhakën dhe i ka ofruar 32-vjeçarit një pagë shumë të mirë financiare.
Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen e ka vlerësuar mesfushorin me një çmim prej 20 milionë eurosh, ndërsa Neom duket i gatshëm të financojë plotësisht këtë transferim, transmeton AutoPortali.
Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusenit, ka treguar se për momentin ka interes për Xhakën, por ende nuk ka asnjë ofertë konkrete.
Ai shtoi se klubi po përgatit skuadrën dhe aktualisht janë rreth 95% të kompletuar në këtë fazë të përgatitjeve.
“Graniti është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti, dhe për këtë arsye vendimi për të ardhmen e tij do të merret shumë shpejt,” deklaroi Rolfes.
Në sezonin 2024/25, Granit Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje me Bayer Leverkusen në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 7 asistime. /AutoPortali




