Cadillac po përgatit skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm
C

Cadillac po përgatit skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm

Që nga sezoni i ardhshëm, në karvanin e Formula 1 do të marrë pjesë edhe një skuadër e re.

Bëhet fjalë për ekipin amerikan Cadillac, i cili për vitin 2026 po përgatit një përbërje me pilotë që kanë shumë përvojë.

Një nga dëshirat e ekipit është meksiakani Sergio Perez, i cili këtë sezon nuk garon në Formula 1, ndërsa tri sezonet e mëparshme ka qenë pjesë e skuadrës Red Bull.

Me këtë rast është shprehur edhe ish-kolegu i tij në skuadër dhe katër herë kampion bote, Max Verstappen, i cili pati vetëm fjalë lavdëruese për meksikanin.

“Checo ka qenë gjithmonë shumë i besueshëm. Sigurisht, pati momente të vështira me ne, por mendoj se është një zgjedhje e shkëlqyer për sa kohë që ka motivim të vazhdojë garimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për një skuadër të re. Nëse shikoni statistikat e tij me Force India dhe Racing Point, do të vini re që atje ka fituar shumë pikë”.

Përveç Perezit, në skuadrën e Cadillac mund të përfundojë edhe Valtteri Bottas, i cili këtë sezon është piloti i tretë te Mercedes, për të cilin ka garuar nga viti 2017 deri në 2021.

Ai ka arritur të fitojë 10 gara, ndërsa 67 herë ka qenë në podiumin e fituesve.

TË FUNDIT