Klubi nga Mali i Zi përjashtohet nga garat e UEFA-s
K

Klubi nga Mali i Zi përjashtohet nga garat e UEFA-s

Klubi i futbollit Arsenali i Tivatit nga Mali i Zi është ndëshkuar rëndë nga UEFA për përfshirje në kurdisje ndeshjesh.

Sipas mediave malazeze, pas hetimeve të zhvilluara nga federata evropiane e futbollit, klubi është përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s për një periudhë prej dhjetë vjetësh, raporton AutoPortali.

Përveç përjashtimit, Arsenali i Tivatit është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 500,000 eurosh, si pjesë e masave disiplinore për shkeljet e konstatuara.

UEFA nuk ka kursyer as lojtarët dhe drejtuesit e klubit, të cilët gjithashtu janë ndëshkuar për përfshirjen e tyre në këtë skandal.

Hetimet lidhen me një ndeshje të dyshuar për kurdisje që u zhvillua në vitin 2023 dhe që ka shqetësuar komunitetin sportiv, duke dëmtuar integritetin e futbollit dhe besimin e tifozëve.

Ky vendim i UEFA-s synon të dërgojë një mesazh të qartë për luftën kundër praktikave të paligjshme në sport dhe për të mbrojtur transparencën dhe drejtësinë në garat evropiane. /AutoPortali

TË FUNDIT