Dy skuadrat kosovare sonte vazhdojnë rrugëtimin e tyre në garat evropiane, ku do t’i luajnë ndeshjet kthyese.
FC Prishtina do ta pres Sheriff Triaspolin në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 20:00, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese për Europa League, shkruan AutoPortali.
Skuadra e Kryeqytetit është në pritje të një mrekullie pasiqë në ndeshjen e parë kishin pësuar një humbje të thellë me rezultat 4-0.
Trajneri Arsim Thaqi dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për vështirësinë e misionit, por pritet të hyjnë në fushë me motivim të lartë.
Në rast eliminimi, skuadra do të vazhdojë garën në raundin e dytë në Conference League
FC Malisheva do të jetë mysafire e Vikingur Reykjavik në Islandë.
Skuadra e Bekim Isufit synon që sonte të shënojnë fitore bindëse, pasiqë në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare shënojë humbje minimale me rezutlat 0-1.
Megjithatë, shpresat për kualifikim nuk janë shuar, andaj sonte do të hyjnë me të gjitha forcat në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Vikingsvollur” me fillim nga ora 20:45.
Në rast fitoreje, Malisheva do ta siguronte kualifikimin në raundin e dytë në Conference League, gjë e cila është një sukses I madh për skuadrën e Malishevës. /AutoPortali/




