Skuadra braziliane Santos ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 ndaj Flamengo RJ, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A të Brazilit.
Heroi i ndeshjes ishte Neymar Jr., i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes dhe njëkohësisht të fitores për ekipin e tij, shkruan AutoPortali.
Ky ishte goli i parë i Neymarit pas pesë ndeshjesh në këtë sezon të kampionatit brazilian, një shenjë inkurajuese për rikthimin e formës së tij pas një periudhe të vështirë me lëndime.
33-vjeçari, i cili këtë vit është rikthyer te klubi ku nisi karrierën, bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke u vlerësuar me notën 8.0 nga faqja e specializuar Flashscore, ndër më të lartat në ndeshje.
Pavarësisht se ka pasur probleme të njëpasnjëshme fizike gjatë muajve të fundit, Neymar tregoi se ende mbetet një faktor vendimtar në fushë.
Me këtë gol dhe paraqitje, ai u jep shpresë tifozëve të Santosit për një pjesë të dytë të sezonit më pozitive dhe më produktive.
Kjo fitore i jep Santosit tre pikë të vlefshme në garën për pozita më të mira në tabelë, ndërsa për Flamengon paraqet një hap pas në luftën për kreun. /AutoPortali



