Monza bën diçka të madhe për Michael Schumacher
M

Monza bën diçka të madhe për Michael Schumacher

Në tetor mbushen 31 vjet nga titulli i parë i Michael Schumacher dhe 25 vjet nga triumfi i tij me Ferrarin. Për ta nderuar legjendarin, në garën e 7 shtatorit në Monza do të hapet një “Sallon Schumacher” në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”.

Ky sallon VIP, i vendosur përballë bokseve, do të jetë një festë për karrierën e tij, nga debutimi në vitin 1991 deri te sukseset me Benetton, Ferrari dhe rikthimi me Mercedes. Pritet pjesëmarrja e figurave të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tij.

Do të organizohet edhe një ankand me suvenire origjinale të kampionit, ndërsa të gjitha të ardhurat do të dhurohen për projekte bamirësie. Bileta për të tre ditët e garës kushton 5.000 euro.

TË FUNDIT