Çmimi i Madh i Çekisë me dy mungesa të mëdha
Ç

Çmimi i Madh i Çekisë me dy mungesa të mëdha

Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) nuk do të garojë në Brno, pasi ende po rikuperohet nga rrëzimi në Sprintin e Sachsenring. Italiani është kthyer në Itali për kontrolle të mëtejshme për shkak të dhimbjes në shpatull dhe nuk do të zëvendësohet për këtë garë.

“Pas kontrolleve dhe fizioterapisë, vendosëm të mos rrezikojmë, dhimbja vazhdon dhe nuk ka kuptim të përkeqësohet situata para pushimit veror”, tha Morbidelli. Ai do të qëndrojë në Brno për të vazhduar fizioterapinë me ekipin, me shpresën për t’u rikthyer në formë për garën në Austri.

Edhe Maverick Vinales do të mungojë për shkak të një frakture në shpatull dhe do të zëvendësohet nga Pol Espargaro.

TË FUNDIT