Pas garës së 200-të në MotoGP, të festuar me fitore në Gjermani, Marc Marquez ka analizuar karrierën e tij në një intervistë për DAZN. Piloti spanjoll u ndal te momentet kyçe dhe rivalët që kanë ndikuar në rrugëtimin e tij, që prej debutimit në vitin 2013.
Pedrosa – Marquez veçon Dani Pedrosa si njeriun nga i cili ka mësuar më shumë në MotoGP: “E imitoja, por me më shumë forcë dhe agresivitet”.
Marrëdhënia me Rossin – Konflikti me Valentino Rossin mbetet i pazgjidhur që prej sezonit 2015. Marquez përjashton një pajtim të mundshëm: “Kur nuk varet vetëm nga një person, nuk mund të thuash ‘jam i interesuar’”.
Rekordet – Edhe pse Marquez thotë se nuk është fokusuar kurrë te statistikat, ai pranon se 89 fitoret e Rossit në MotoGP janë të vështira për t’u arritur. Aktualisht ka 69 fitore dhe shpreson të barazojë të paktën 7 titujt botërorë të Rossit, një objektiv më realist këtë sezon, ku kryeson me 83 pikë ndaj vendit të dytë, Alex Marquez.


                                    

