Ballkani mëson kundërshtarin e tyre të parë në Conference League
B

Ballkani mëson kundërshtarin e tyre të parë në Conference League

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani është e gatshme të fillojë rrugëtimin e tyre në garat evropiane, më saktësisht në Conference League.

“Xhebrailat” kanë mësuar kundërshtarët e tyre për ndehsjen që do të zhvillohet të martën me 22 gusht.

Ndeshja e parë në ë raundit kualifikues në Conference League, skuadrën kosovare do ta vendos përball FC Floriana nga Malta në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”, shkruan AutoPortali.

Skuadra nga Suhareka ka përvojë  të bukur në garat evropiane, ndërsa synimi i tyre është që ta rishkruajnë historinë.

FC Ballkani kishte fat në short, ndërsa e kaloj raundin e parë kualifikues pa u përballur me ndonjë skuadër, ndërsa ka pritur fituesin e ndeshjes Floriana FC – Haverfordëest Country AFC.

 

Kush është Floriana FC (Maltë) që do të përballet me FC Ballkanin

Skuadra Floriana FC  është një ndër skuadrat më të mira të shtetit të Maltës.

Klub i themeluar në vitin 1894, ndërsa hera e parë që ka marrë pjesë në garat evropiane është në vitin 1962 në Kupën e Evropës ku arritën deri në gjysmëfinale. Kurse në sezonin 1993/94 kishte luajtur në raundin kualfikues të Champions League.

Skuadra nga Malta ka përvojë mjaftë të bukur në garat evropiane, ku ka zhvilluar 69 ndeshje në gjitha kompeticionet, ndërsa ka marrë pjesë në garat të ndryshme evropiane plotë 31 herë.

Floriana zhvillon ndeshjet në stadiumin e vogël mirëpo e bukur për sy që quhet “ix-Xagħra tal-Floriana” e cila ka kapacitet  3 mijë tifozë.

TË FUNDIT