Jenson Button ka njoftuar se do të largohet nga FIA World Endurance Championship (WEC) pas përfundimit të sezonit 2025.
“Është koha të mendoj për të ardhmen dhe të kaloj më shumë kohë me familjen”, tha britaniku, pas vendit të dytë në 6 Orët e Sao Paulos. Ai do të vijojë sezonin deri në nëntor dhe më pas do të përqendrohet në angazhimet e tjera, si opinionist për Sky UK.
Ndërkohë, Sebastian Vettel po shqyrton mundësinë e një rikthimi në garat e qëndrueshmërisë. “Me kushtet e duhura, mund të garoj edhe unë”, tha gjermani, i cili ka testuar më herët Porsche 963. Ish-kampioni i Formula 1 vlerëson strukturën më fleksibile të WEC-ut, me vetëm tetë gara në sezon, dhe nuk përjashton një angazhim të ardhshëm.
Nëse nuk kthehet në pistë, Vettel mund të ketë një rol drejtues te Red Bull, si pasues i Helmut Markos në programin e talenteve të rinj.



