Laszlo Szasz, Gentjan Shaqiri e Gazmend Demolli janë tre të parët e garës “Brezovica 2025”, e katërta me radhë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës, e vlefshme edhe për FIA CEZ.
Pikërisht kjo renditje e tre të parëve ishte edhe në garën e vitit të kaluar.
Anëtari i AK Dubrovnik, hungarezi Laszlo Szasz, shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometrash, me Reynard, e kaloi për kohën fantastike pre 03:57.644 minuta, me shpejtësi mestare prej 116.644 km/h.
Megjithatë, rekordin në Brezovicë vazhdon ta mbajë Liridon Kalenderi, i cili në vitin 2023, me Mitsubishi Evo 9 Monster, në cak arriti për 03:55.422 minuta.
Në pozitën e dytë edhe sivjet u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri me Tatuus, i cili në cak arriti për 04:03.448 minuta, ose 05.804 sekonda vonesë në krahasim me fituesin.
Në podium u gjend edhe Gazmend Demolli. Anëtari i Prishtina Racing Team me Mitsubishi Lancer pati kohë 04:06.892 minuta.

Demolli ishte më i miri në kuadër të kampionatit vendor, ndërsa në podium u gjendën edhe Ernest Daka i AK Ferizajt me BMW dhe Blerand Hasanaj i Prishtina Racing Team me Audi RS3.
Në konkurrencën ekipore, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 90 pikë, pasuar nga Prishtina Racing Team (75), Prizreni D&G (70.5), Eurogoma Racing Team (30) dhe AMTKK me 15 pikë.
Rezultatet komplete mund t’o shihni në linkun e mëposhtëm:
https://kstiming.com/


                                    

