Java e klubeve dardane, këto janë oraret e skuadrave nga Kosova në garat evropiane
J

Java e klubeve dardane, këto janë oraret e skuadrave nga Kosova në garat evropiane

Skuadra nga Kosova vazhdojnë rrugët e tyre në garat më prestigjioze  evropiane në futboll.

Klubi nga Gjilani të cilët tanimë kanë shkruajtur historinë vazhdojnë drejt raundit të dytë në Champions League të martën ku do të jenë mysafir të Copenhages në ora 19:00, shkruan AutoPortali.

Ndërsa po në të njëjtën ditë (të martën), FC Ballkani fillon rrugëtimin në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballën me Floriana në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ora 20:30.

Pas eliminimit nga Europa League, FC Prishtina vazhdon rrugëtimin në Conference League, ku të enjten do të jenë mysafir të skuadrës së Larne në ora 21;00.

Fat si skuadrat të tjera, nuk pati Malisheva, të cilët aktualisht janë eliminuar pas një humbje të turpshme me rezultat të përgjithshëm 9-0. /AutoPortali/

TË FUNDIT