Blerje të reja tek Arsenal, vie paralajmërimi nga Arteta
B

Blerje të reja tek Arsenal, vie paralajmërimi nga Arteta

 

Mikel Arteta nuk pranoi të komentojë konkretisht për transferimin e mundshëm të Viktor Gyokeres, sulmuesit të Sporting Lisbonës, gjatë një konference për shtyp në Singapor, ku Arsenali po zhvillon fazën përgatitore verore.

“Ai nuk është pjesë e grupit tonë dhe nuk kam asgjë konkrete për të thënë për lojtarë që nuk janë këtu”, u shpreh shkurt trajneri i skuadrës angleze, përcjell AutoPortali.

Megjithatë, ai theksoi se Arsenali ka ende kohë për të përforcuar skuadrën në këtë merkato, duke konfirmuar nevojën për thellësi dhe cilësi shtesë në repartin ofensiv.

Topçinjtë kanë qenë aktivë në merkato me afrimet e Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard, Martin Zubimendi dhe Noni Madueke, por sulmi mbetet prioritet.

Sipas mediave britanike, Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 70 milionë funtesh për Gyokeresin, i cili spikati me 54 gola në 52 ndeshje sezonin e kaluar në Portugali.

Trajneri i Arsenalit e pranoi se presioni për të fituar titullin është i lartë, pasi klubi nuk e ka fituar Premier League që nga viti 2004, dhe ka përfunduar në vend të dytë në tre sezonet e fundit.

“Nuk kam nevojë të bind askënd për qëllimin tonë. Të gjithë e dimë që është koha për të bërë hapin tjetër,” tha ai.

Arsenali do të luajë të mërkurën ndaj Milanit dhe të dielën përballë Newcastle, në dy ndeshje miqësore para sezonit të ri. / AutoPortali

TË FUNDIT