Njëri prej fundorëve më të dalluar të basketbollit kosovar, Don Polloshka, është rikthyer te Sigal Prishtina, pas tri sezoneve të suksesshme me Vëllaznimin.
Klubi kryeqytetas konfirmoi transferimin të martën, duke e përshkruar Polloshkën si një lojtar me përvojë dhe vlerë të madhe për ekipin, transmeton AutoPortali.
Në sezonet e fundit me Vëllaznimin, Polloshka u shqua si një nga lojtarët vendorë më të mirë në Superligë, duke kontribuar me lidership dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Ky rikthim te Prishtina shënon një kthim në shtëpi për 28-vjeçarin, i cili më parë kishte kaluar shumë vite në radhët e klubit më të suksesshëm në basketbollin kosovar. /AutoPortali



