Xhaka po largohet nga Bayer Leverkusen, rikthehet në Premier League
X

Xhaka po largohet nga Bayer Leverkusen, rikthehet në Premier League

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka njoftuar zyrtarisht drejtuesit e Bayer Leverkusen se dëshiron të largohet dhe të transferohet te Sunderland.

Sipas burimeve të The Athletic, marrëveshja mes Xhakës dhe skuadrës angleze tashmë është arritur dhe mbetet vetëm finalizimi mes dy klubeve për të përfunduar transferimin, transmeton AutoPortali.

Xhaka ka kërkuar nga Leverkusen që të mbyllë sa më shpejt negociatat, pasi ai dëshiron t’i bashkohet menjëherë Sunderlandit, që këtë sezon rikthehet në Premier League.

Ky do të ishte një rikthim në futbollin anglez për Xhakën, i cili më parë kishte një periudhë të gjatë dhe të suksesshme me Arsenalin. /AutoPortali

TË FUNDIT